Çfarë po ndodh kështu? Thaçi sërish thërret konferencë për media

Aktuale August 02, 2018 - 17:02
Çfarë po ndodh kështu me presidentin Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për nesër edhe një konferencë për media, raporton “Zeri.info”.

Në një njoftim të zyrës për informim të Presidencës nuk përmendet arsyeja e thirrjes së kësaj konference, por që kjo konferencë pritet të fillojë në ora 11:00.

Por vetëm në dy javët e fundit, Thaçi ka mbajtur disa konferenca për media, ku ka folur kryesisht për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Zeri.info”.

Në këto konferenca Thaçi ka përsëritur qëndrimin se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës, megjithatë mbetet e hapur për korrigjimin e kufijve, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të Preshevës me Kosovën. /ZËRI/