Pacolli e quan sukses ndryshimin e formatit të raportimit për Kosovën në OKB

Aktuale August 01, 2018 - 20:00
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të  Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur marrjen e Kryesimit të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të  Kombeve të  Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe dhe njëherësh edhe miratimin e agjendës së re të kryesimit britanik, e cila nuk parasheh raportimin e rregullt tre-mujor të  UNMIK-ut, duke krijuar një realitet të  ri, transmeton ‘Zëri.info”.

LEXO EDHE: Hiqet nga agjenda raportimi i UNMIK'ut për Kosovën në OKB

“Mirëpres dhe përshëndes marrjen e kryesimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Mospërfshirja e raportimit mbi Kosovën në agjendën për Muajin Gusht është  një  sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të  saj. Ne, për shumë  kohë kemi kërkuar, që të ndryshohet formati tre-mujor i raportimit. Ky është edhe një mesazh i qartë  për njohjen e arritjeve dhe zhvillimeve të gjithmbarëshme pozitive në Kosovë. Këshilli i Sigurimit gradualisht po e njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe është  koha, që  Kosova të  bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Pacolli. /ZËRI