Haradinaj falënderon ushtarët amerikanë në Bondsteel

Aktuale August 01, 2018 - 13:01
Lexo detajet

Nick Dusich komandant në Kampin Bondsteel ka folur për bashkëpunimin e KFORit me forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti amerikan po ashtu ka thënë se vizita e sotme e Haradinajt ne Bondsteel është vizita e parë e një kryeministri kosovar në këtë kamp. Kurse duke komentuar largimet e serbëve nga FSK-ja, Dusich u ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në institucionet e Kosovës, raporton "Zëri.info".

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e klerikëve serbë se ka plane për ndarje të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe se janë vetëm spekulime.

"Ushtarët amerikanë kanë bërë punë të mirë në Kosovës dhe kam ardhur këtu për t'i falenduar për kontributin e tyre", shtoi Haradinaj.

Image

Image

Image