Britania kërkon ndërprerjen e diskutimeve për Kosovën në Këshillin e Sigurimit?

Aktuale July 31, 2018 - 11:42
Ja arsyeja

Britania e Madhe e cila që nga nesër merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të tentojë t’i ndërpresë seancat e rregullta të këtij Këshilli për Kosovën, të cilat mbahen çdo tre muaj.

Kështu të paktën shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të veta diplomatike, transmeton lajmi.net.

“Londra nuk është e interesuar që të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për çështjen e Kosovës, ngase ata besojnë se situata atje është e mirë, dhe nuk është e nevojshme mbajtja e seancave të veçanta lidhur me këtë çështje”, i kanë thënë burimet kësaj gazete.

LEXO EDHE: Kosova në Bruksel kërkon të drejta për Luginën, jo bashkim

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se sipas tij është e qartë që “Londrës nuk i interesojnë qëndrimet e Serbisë”.

“Ky është një mesazh i qartë për ne”, citohet të ketë thënë më tutje Daçiq.

Burimet po ashtu thonë se Rusia dhe Kina janë kundër një vendimi të tillë, dhe epilogu final do të dihet në fund të kësaj jave.

Vlen të theksohet se nëse ndodh një gjë e tillë, do të ishte hera e parë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk diskuton për Kosovën në intervale prej çdo tre muajsh