Komuna u ndihmon blegtorëve, ua vaksinon kafshët

Aktuale July 30, 2018 - 17:07
Lexo detajet

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bëtë të ditur se Drejtoria e Bujqësisë në komunë ka ndërmarrë një aksion në fshatrat e Prishtinës për vaksinimin e gjedheve, dhenve dhe dhive për ti mbrojtur ato nga sëmundja e “këmbëzës”, shkruan “Zëri.info”.

Komuna po ashtu njofton që së shpejti do të bëhet edhe vaksinimi i 625 qeneve që kanë pronar.

LEXO EDHE: Reshjet shkaktojnë mbi 7 milionë euro dëme në bujqësi

Ja njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Drejtoria e Bujqësisë ka ndërmarrë aksion nëpër fshatrat e Prishtinës për vaksinimin e gjedheve, dhenve dhe dhive, si masë parandaluese kundër sëmundjes së "këmbëzezës". Gjatë këtij aksioni që do të zgjasë rreth dy muaj, pritet të vaksinohen 7000 krerë gjedhe, si dhe 7500 krerë dhen dhe dhi.

Komuna e Prishtinës, si Komuna e vetme që realizon një projekt të tillë, është e angazhuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve të blegtorëve dhe rritjen e mundësisë për sa më shumë prodhim nga ana e tyre.

Gjithashtu, është planifikuar që në këtë periudhë kohore të bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit i 625 qenve që kanë pronarë. /ZERI

 

Image