Molliqaj: ‘Vetëvendosje’ s’e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë

Aktuale July 30, 2018 - 11:07
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet për dialogu e Kosovës me Serbinë ka thënë se në këtë situatë nuk duhet të përdoret Lugina e Preshevës.

Ai ka fajësuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, për të cilin tha se nuk po i dëgjon seriozisht shqetësimet e tyre, raporton Zeri.Info

“Çështja e shqiptarëve në Luginë nuk duhet të përdoret. Është gabim qasja e presidentit ndaj tyre. Duhet të ketë reciprocitet kërkoj nga qeveria që ti thërras Luginën dhe të i dëgjojë seriozisht”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka folur edhe për iniciativën e LDK-së për rrëzimin e qeverise.

Ai tha se Vetëvendosje nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë pasi nuk po i dorëzon nënshkrimet ashtu siç ka bërë PSD seancën e kaluar.

“Nëse doni me bashku opozitën për ta shpëtuar Kosovën nga te këqijat është përgjegjësi e te gjithëve. Po iu bëj ftesë publike që të ulemi e të diskutojmë. Duhet të kemi një përfytyrim se si duam ta zgjedhim çështjen me Serbinë”, tha Molliqaj. /Zëri/