UP-ja nesër mban mbledhje komemorative për Demaçin

Aktuale July 29, 2018 - 19:17
Lexoni më shumë detaje

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se nesër ( hënë) do të mbajë një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë më 26 korrik.

Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00, në Sallën e Senatit në Rektorat.

Adem Demaçi vdiq të enjten pas një sëmundjeje të rëndë.

Varrimi i tij u bë me ceremoni shtetërore dje në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.