Rekorde të reja të Haradinajt, bëhen mbi 100 Zëvendësministra

Aktuale July 29, 2018 - 12:44
Detajet

Kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt ka realizuar vetëm 57 për qind e planit të punës për 6 muaj, ani pse ka më shumë se 100 zëvendësministra, thotë Lëvizja FOL.

Sipas raportit të Lëvizjes FOL, nga monitorimi i 22 institucioneve, nga 225 aktivitete sa kanë qenë të parapara në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018, vetëm 130 apo 57% janë realizuar, ndërkaq 95 aktivitete apo 41% kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor.

Megjithatë, Ministria e Financave, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në Planin Vjetor të Punës se Qeverisë ndërkaq ministritë të cilat nuk kanë realizuar asnjë aktivitet janë Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.