Reuters: Mandela i Kosovës ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare

Aktuale July 26, 2018 - 21:57
Detajet

Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ia ka kushtuar një shkrim veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçit, raporton “Zëri.info”.

Në këtë tekst "Reuter" e cilëson Demaçin si Mandela e Kosovës teksa jep edhe detaje rreth qëndrimit të tij për një kohë të gjatë në burgjet e Serbisë.

“Adem Demaçi, një ish-i burgosur politik shumë vjeçar për shkak të rezistencës së tij ndaj sundimit serb, i njohur për shqiptarët etnikë si "Mandela i Kosovës", vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.  Demaci kaloi 28 vjet në burgjet serbe gjatë periudhës jugosllave dhe u konsiderua një simbol për shumicën e shqiptarëve etnikë të Kosovës në luftën e tyre me Jugosllavinë komuniste dhe më vonë me Serbinë, për të drejtat e tyre dhe pavarësi më të madhe për krahinën autonome që ishte atëherë Kosova”, janë disa nga rreshtat që kjo agjenci e lajmeve ka shkruar për Demaçin. /ZËRI