''Thaçi e Vuçiq çift i ndërvarur nga Mogherini''

Aktuale July 23, 2018 - 15:58
Mësojeni se kush thotë kështu

Shefi i grupit parlamentar Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca në seancën e sotme të Kuvendit ende pa filluar diskutimi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë që Thaçi është duke punuar për interesa të veta në dialog, për këtë arsye sipas tij nuk duhet të i shkohet pas atij, raporton “Zeri.info”.

“Javën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një deklarate të papranueshme nga ana e presidentit të Kosovës i cili u shpreh pak a shumë që Kosovën e presin kompromise të dhimbshme me Serbinë. Jam i bindur që Thaçi e Vuçiqi lëre më që nuk janë konfrontim i interesave, por madje nuk janë as palë, ata e kanë arritur statusin e tandemit, si një binom që sapo e përmend njërin të asocion tjetrin”, tha Konjufca.

Sipas tij Vuçiqi përmes Thaçit synon që të arrij edhe autonominë e serbëve në Kosovë edhe Bashkimin Evropian, kurse Thaçi e konsideron Vuçiqin si një shancë të përkryhet për ta shpëtuar nga  faktorë të fuqishëm që mendojnë që i ka ardhur koha të largohet nga skena politike.

“Në këtë mënyrë ata janë bërë çift i ndërvarur dhe Mogherinit po i pëlqen ky vallëzim sepse po dëshiron me çdo kusht që brenda mandatit të saj të arrij një marrëveshje Kosovë-Serbi”, tha tutje Konjufca.

Krejt në fund të fjalimit të tij, Konjufca tha puna më shëndetshme që mund të bëhet është të mos i shkojnë Thaçit mbrapa në këtë aventurë të rrezikshme për Kosovën./ZERI/