Kuvendi më në fund voton disa projektligje

Aktuale July 23, 2018 - 13:05
Lexoni më shumë detaje

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, me të filluar punën është përballur përsëri me mungesë kuorumi, mirëpo pas një pazuzw 10 minuëtshe, filloi votimi i pikave në rend dite raporton “Zeri.info”.

Pavarësisht se opozita e vendit bllokoi disa pika në rend dite, përsëri u arritën që të votohen një numër i madh i tyre.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raportin vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017, ratifikimin e një marrëveshje me BE-në dhe disa projektligje e raporte të tjera raporton tutje “Zeri.info”.

Në këtë seancë po ashtu kaloi në lexim të parë edhe projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, i cili ishte përcjellë me debate të ashpra në seancat paraprake.

Ndërkohë me 51 kundër, 38 për dhe 4 abstenime nuk ka kaluar  Propozimi-rezolutës nga Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve, grante dhe subvencione.

Ndërkaq nuk janë miratuar  Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 dhe Raporti vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017.

Kuvendi ka shkuar në pauzë të drekës deri në orën 14:00, kur edhe pritet që të filloj seanca e re me 16 pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave edhe debati parlamentar për dialogun me Serbinë. /ZERI/