Veseli: Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, realitet i pandryshueshëm

Aktuale July 22, 2018 - 19:20
Lexoni më shumë detaje

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmoi pavarësinë e plotë të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka shkruar se ky vendim i GJND-së, nuk mund të ishte ndryshe, pasi që siç ka shkruar ai, “kauza jonë historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë”, përcjell “Zeri.info”

“Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, në integritetin e tij të plotë territorial e politik, është dhe do mbetet përgjithmonë realitet i pandryshueshëm”, ka shkruar ndër të tjera Vezeli. /ZËRI/

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010 ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës edhe në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.

Nuk mund të ishte ndryshe, sepse kauza jonë historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë.

Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, në integritetin e tij të plotë territorial e politik, është dhe do mbetet përgjithmonë realitet i pandryshueshëm.