Hoti: LDK është familje e madhe, e gjen kudo që ka shqiptarë

Aktuale July 21, 2018 - 22:20
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot anëtarë të partisë janë takuar me strukturat në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg.

Në një postim në Facebook, Hoti ka treguar se çka është diskutuar në këto takime.

Postimi i Hotit:

Ne Bruksel takuam strukturat e LDK-se per Belgjike, Holande dhe Luksemburg. I falenderoj shume per pritjen qe na bene dhe per angazhimin 30 vjecar per shtetin e Kosoves dhe LDK-ne. Eshte kenaqesi te jesh ne mesin e miqve te tille. LDK eshte familje e madhe, e gjene ne cdo vend ku ka shqiptare

Image