RTS: Serbia ia refuzon kërkesën Pacollit për Novi Pazar

Aktuale July 21, 2018 - 09:10
Detajet

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë të enjten zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe.

Sot sipas RTS-së, Beogradi nuk i ka miratuar kërkesën për  vizitë në Novi Pazar, Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: MPJ thotë se Pacolli shkon në Sanxhak si ministër

Kjo është thënë jozyrtarisht për Radiotelevizionin e Serbisë, RTS, nga zyrtarët serb. Sipas tyre kjo është refuzuar për shkak të kuadrit ligjor të përkohshëm të UNMIK-ut, ku thuhet se Kosova ka një ministri të punëve të jashtme, megjithatë, sipas një marrëveshje zyrtare për vizita ajo nuk mund të zbatohet në rastin e Pacollit.

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë dje zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe. Ai është ftuar nga udhëheqësi i boshnjakëve të Serbisë, Sulejman Uglanin, mirëpo nuk ka ende konfirmim të refuzimit të kërkesës nga ana e Kosovës.