Veseli dhe Fajon bisedojnë në telefon për vizat

Aktuale July 20, 2018 - 17:51
Detajet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se ka zhvilluar një bisede telefonike me Tanja Fajon e e cila i ka thënë atij se do ta vazhdojë mbështetjen për liberalizimin e vizave, shkruan “Zëri.info”.

Këtë gjë ai e bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”.

LEXO EDHE: Hoti kundër Thaçit: Dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Kryeministri, jo Presidenti

“Në një bisedë telefonike, falënderova eurodeputeten Tanja Fajon për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian folëm për hapat e mëtutjeshëm drejt vendimit final për heqjen e vizave. Presim që deri në fund të muajit gusht, Komisioni LIBE ta miratojë rekomandimin për vizat, për ta proceduar menjëherë në Parlamentin Europian, në mënyrë që deri në fund të vitit qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli. /ZËRI