Aktuale

Pacolli tregon detaje për incidentin me avion

Pacolli tregon detaje për incidentin me avion
19 korrik 2018 • 20 : 27

Lexo detajet

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka sqaruar ngjarjen e ditës së djeshme ku avioni i tij, në të cilin gjendej delegacioni kosovar që ishin nisur për në Bruksel, devijoi rrugën dhe u fut në hapësirën ajrore të Republikës Srpska – hapesirë ajrore që kontrollohet nga Serbia.

Beogradi nuk lejon që të shfrytëzohet hapësira ajrore për pikënisjet nga Prishtina, andaj edhe avionit i është dashur të kthehej prapa.

Pacolli ka thënë se gjithmonë ndjek një plan rrugërimi gjë që kishte bërë edhe kësaj radhe, mirëpo gjatë rrugëtimin piloti i avionit kishte marrë disa koordinata të reja, kështu duke hyrë në hapësirën ajrore të Serbisë.

LEXO EDHE: Pacolli: Kosovarët këtë vit lëvizin pa viza, Avramopoulos viziton Kosovën në vjeshtë

“Para fluturimit konfirmohet plani i fluturimit dhe ky plan i fluturimit respekton një rrugë të caktuar. Nga Shqipëria, Mali i Zi për në bregun perëndimor të Adriatikut. Këtë kemi zgjedhur ne sepse nuk kemi dashur t’i ofrohemi bregut lindor të Adriatikut”.

“Kemi kaluar në hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe aty piloti merr nje koordinatë për t’u kthyer në veri. E shoh se nuk është rruga sipas planit dhe piloti veçse ishte duke kontaktuar me kontrollin ajror të Beogradit. Këtu kërkoj që të kthehemi mbrapa, dhe pasi rikthehemi në hapësirën ajrore të Shqipërisë marrim koordinatat e reja” .

Kryediplomati kosovar ka thënë se nuk e di pse ka ndodhur një gjë e tillë, përderisa ka bërë të ditur se ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje.

Ai gjatë një interviste në Info Magazine gjithashtu shtoi se udhëtimi me avionin e tij është tejet i sigurt, dhe se të gjitha ushëtimet e tij i realizon me këtë avion.

© zëri.info