"Gjashtë vende të BE-së mund të jenë pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën"

Aktuale July 19, 2018 - 16:58
Lexo detajet

Duke ju referuar burimeve diplomatike në Bruksel, mediat ruse shkruajnë se janë gjashtë vende të Bashkimit Evropian të cilat mund të jenë pengesë për iberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas këtyre burimeve, Spanja, Greqia, Gjermania, Franca, Holanda dhe Danimarka po e konsiderojnë si shumë të hershëm vendimin për t’i dhënë Kosovës lëvizjen e lirë pa viza.

Në anën tjetë, këto pretendime bien ndesh me rekomandimin e djeshëm të Komisionit Evropian, në të cilin qartësohet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Madje nga Komisioni Evropian dje është bërë thirrje që pas këtij rekomandimi, të ecet përpara për t’i siguruar Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Schengen.