Shtyhet seanca për afat të pacaktuar, mungesë kourumi

Aktuale July 19, 2018 - 14:32
Detajet

Kuvendi i Kosovës prapë ka ndërprerë seancën për shkak se opozita ka bllokuar votimin për herën e pestë të projektligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast kryparlamentari Kadri Veseli ka thirrur në mbledhje kryesinë e kuvendit për caktimin e seancës së radhës.

LEXO EDHE: Opozita e bllokon votimin, Kuvendi shkon në pauzë

“Ka një qëndrim të padeklaruar se një pjesë e opozitës nuk do të votoj

Edhe një herë do të shkojmë në rivotim, nëse nuk kalon nuk do ta vazhdojmë seancën, dhe e thërras kryesin në një mbledhje për seancën e radhës” ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli./ZËRI/