Aktuale

Shpërthejnë pakënaqësitë për vizat - Ja çfarë thotë Avni Arifi

Shpërthejnë pakënaqësitë për vizat - Ja çfarë thotë Avni Arifi
18 korrik 2018 • 23 : 50

Ja çfarë thotë Avni Arifi

Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është i përfunduar dhe i pakthyeshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij për meritat që po tentohen të merren për vizat. 

‘Falë u kofshin meritat të gjithë atyre që po i kërkojnë’, ka shkruar ai.

"E rëndësishmja është se Kosova i ka plotësuar kriteret e liberalizimit dhe ky proces është i përfunduar dhe i pakthyeshëm. Qeveria aktuale le të vazhdojë të marrë vendime të mëdha, le të mundësojë dhe zhvillojë proceset e meritat falë u kofshin kushdo që i kërkon. Le të ecë Kosova". 

 

© zëri.info