Kryeziu: Këta janë 9 hapat deri te liberalizimi i vizave

Aktuale July 18, 2018 - 20:14
Lexoni më shumë detaje

Njohësi i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu ka sqaruar për “Zërin” se cilët janë hapat e radhës deri të heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se duke marr si shembull dy shtete e fundit që kanë marr liberalizimin e vizave për zonën “Shengen”, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, këta janë 9 hapat:

1. Parlamenti Evropian: Mandatimi nga Komisioni LIBE, të drejtat civile,drejtësi dhe punë të brendshme (raporti dhe rekomandimet e Raportueses së PE-së, Fajon kanë marrë mbështetje me shumicë votash, por nuk është miratuar mandat për fillimin e negociatave me Këshillin)

2. Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill

3. KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue (Trilogjet janë takime joformale trepalëshe për propozimet legjislative midis përfaqësuesve të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit. Qëllimi i tyre është të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për një tekst të pranueshëm për të dy ,Këshillin dhe Parlamentin)

4. Parlamenti Evropian: Votimi në Seancë Plenare të Parlamentit Evropian( në lexim te parë me shumicë te thjesht,ne lexim të dytë me shumicë absolute 376 nga 751 vota)

5. Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II

6. Këshilli: Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% te vendeve anëtare(16vende),që përfaqëson të paktën 65% të popullsisë se BE-së(328mil nga 505)

7. Ceremonia e nënshkrimit

8. Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së

9. Hyrja në fuqi

Më tej, Kryziu ka thënë se e gjithë kjo mund të marr kohë prej 6 deri në 9 muaj.

“Sa për informim më të detajuar, që nga marrja e mandatit nga Komisioni LIBE, deri tek hyrja në fuqi e propozimit për ndryshimin e rregullores 539/2001 të BE, për Gjeorgjinë ka marr 6 muaj ndërsa për Ukrainën 9 muaj. Mos të harrojmë një gjë sundimi i së drejtës është kryefjala e rrugëtimit tonë në BE”, ka deklaruar Kryeziu. /Zëri/