Eskalon situata në protestën në fshatin Mramor, ndërhyn Njësia Speciale

Aktuale July 15, 2018 - 13:06
Detajet

Në fshatin Mramor, sot u mbajt protesta e paralajmëruar nga banorët e këtij fshati

Kjo protestë po mbahet për shkak të vonimit të zgjerimit të rrugës (unazës) në pjesën e Liqenit të Badovcit  dhe fshatrave Mramor e Grashticë.

Banorët e këtyre fshatrave thonë se kjo rrugë është premtuar të zgjerohet para zgjedhjeve të qershorit, por një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Express mëson se kjo protestë ka eskaluar, pasi që disa persona janë përleshur në mes vete, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila ka arrestuar katër persona.