“Kosova në heshtje është e pranuar nga Serbia, duhet vetëm formalizimi”

Aktuale July 14, 2018 - 23:24
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se normalizimi i plotë i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënkupton pajtim dhe njohje reciproke, e cila, siç thotë ai, në heshtje tashmë ekziston, vetëm duhet të formalizohet.

Këto komente Arifi i ka bërë për RTK2 në gjuhën serbe.

“Zgjidhja është ai normalizimi i raporteve të Kosovës dhe Serbisë, pajtimi dhe njohja e dyanshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, pranimi i heshtur i Kosovës nga Serbia tashmë ekziston, kështu që do të thotë se dialogu po bëhet për njohjen ‘de jure’ dhe ‘de fakto’ të pavarësia së Kosovës nga Serbia.

“… normalisht edhe njohja e shtetit të Serbisë nga ana e Kosovës edhe në kuptimin formal”, ka thënë Arifi.