Fluksi për në Kosovë, ja sa gjatë duhet të pritni në kufi

Aktuale July 14, 2018 - 21:41
Lexo detajet

Sipas fotografive që kanë dërguar qytetarët shihet se kolonat janë të gjata për të hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Merdar.

Ndërkohë, në linkun e  Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët mund t’i marrin informatat për pritjet në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës, të freskuar sonte në orën 20:00 theksohet se pritjet janë shkurtuar dukshëm në Merdare, shkruan lajmi.net.

Kolonat e veturave për të hyrë në Kosovë sipas MPB-së janë 80 deri në 100 metra dhe pritja në Merdare është nga 20 deri në 25 minuta.

Edhe në dalje nga kjo pikë ka rënë fluksi i veturave dhe pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta.

Në pikën tjetër kufitare me Serbinë, atë të Dheu i Bardhë, pritjet janë edhe më të shkurtra.

Sipas MPB-së për të hyrë në Kosovë në orën 20 është pritur 10 deri në 15 minuta, kurse për të dalë nga Kosova 5 minuta maksimalisht.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare të Kosovës nuk raportohet për pritje dhe kolona. 

Image