Aktuale

Ministri Bytyqi i ofron mbështetje Komunës së Mitrovicës në fushën e arsimit

Ministri Bytyqi i ofron mbështetje Komunës së Mitrovicës në fushën e arsimit
12 korrik 2018 • 22 : 19

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi së bashku me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe deputetin e Nismës, Enver Hoti kanë vizituar Komunën e Mitrovicës, ku janë takuar edhe me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri.

Bytyqi, ka konfirmuar mbështetjen e MASHT-it ndaj kësaj komune në fushën e arsimit.

“Gjatë këtij takimi, bashkë me zv. kryeministrin Limaj dhe kryetarin e Mitrovicës Bahtiri, diskutuam edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes në funksion të përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe të ngritjes së cilësisë në arsim”, tha Bytyqi, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Postimi i plotë:

Bashkë me zëvendëskryeministrin, njëherit kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj dhe deputetin e Nismës, z. Enver Hoti, qëndruam për vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u pritëm në takim nga kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri.

Në vazhdën e vizitave që po zhvillojmë nëpër komuna të vendit, ishte edhe kjo në Mitrovicë, ku ofruam mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës, në veçanti mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi, bashkë me zv. kryeministrin Limaj dhe kryetarin e Mitrovicës Bahtiri, diskutuam edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes në funksion të përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe të ngritjes së cilësisë në arsim.

© zëri.info