Çka po ndodh te ndërtesa e qeverisë?!

Aktuale July 12, 2018 - 13:42
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Objekti i qeverisë së Kosovës sot kishte pamje tjetër. Ndërtesën e këtij institucioni sot e kanë vërshuar protestues të shumtë,shkruan “Zëri.info”.

Derisa në Kuvendin e Kosovës, po mbahet seancë plenare ne anën tjetër janë duke protestuar zjarrfikësit si dhe është duke u zhvilluar greva e minatorëve të Trepçës, të cilët prej disa ditësh janë duke qëndruar para objektit të Qeverisë.

Në lidhje me grevën e minatorëve, gjatë ditës së sotme ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se Kosova shumë shpejt do ta përfundoj statutin e Trepçës.

“Sa i përket minatorëve, ju e dini se kemi respektin më të madh për ta, unë mendoj se Kosova shumë shpejt duhet të kryej statutin e Trepçës. Nuk ka ende Trepçë të Kosovës, ligj ka , por Trepçë jo, sepse kompania ende nuk është regjistruar në bazë të ligjit. Ligji ia ka mundësuar, parlamenti e ka krye ligjin, por kompania ende nuk ekziston. Kompania është ende një mbetje e një kompanie që ende ka borxhe. Nuk guxojmë pa kufi ta vonojmë këtë”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, kërkesat e zjarrfikësve nga e gjithë Kosova, deri më tani nuk ka dal askush prej zyrtarëve të qeverisë që t’i dëgjoj.

Më poshtë ju sjellim fotografi nga greva e minatorëve si dhe nga protesta e zjarrfikësve. /Zëri

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image