Rrëshqet sasi e madhe e dheut në Veternik

Aktuale July 09, 2018 - 20:05
FOTO

Lagjia Veternik në Komunë e Prishtinës tash e një kohë është bërë qendër e diskutimeve për rrëshqitje të shpeshta të dheut, shkruan “Zëri.info”.

Në këtë lagje tash e disa herë ka pasur rrëshqitje të dheut e madje edhe të rrugës.

Gjatë ditës së sotme lexues të “Zëri.info”, kanë dërguar disa fotografi ku shihet një sasi e madhe e dheut e rënë në rrugë.

Ditëve të fundit ka pasur reshje të mëdha të shiut dhe mbase kjo ka ndikuar edhe në rrëshqitjen e dheut në këtë pjesë.

Për më shumë shikoni fotografitë që ua sjell “Zëri.info”. /ZËRI

 

Image

Image