Nuk votohet projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Aktuale July 09, 2018 - 15:31
Lexoni më shumë detaje

Edhe pas 5 orëve debat deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar të votojnë për Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit raporton “Zeri.info”.

Pavarësisht se në sallë ishin 75 deputet, vetëm 54 prej tyre votuan pro këtij projektligji. Edhe pse u tentua dy herë që të kalohet ky projektligj, i njëjti nuk kaloi pasi nuk mori votat e nevojshme.

Kujtojmë se kjo pikë e rendit të ditës shkaktoi debat mes pozitës dhe opozitës së vendit. Ishte pozita ajo që e mbronte këtë projektligj, ndërsa opozita e vendit e kundërshtoi atë./ZERI