Zeka: Me fajësuar Haradinajn, si me fajësuar Papën pse s’po bëhet mysliman

Aktuale July 05, 2018 - 15:39
Lexo detajet


Deputeti i Nismës Social Demokrate të Kosovës, Milaim Zeka, i ka dal në mbrojtje kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për Bechtel Enka.

Ai ka thënë se me fajësua  Haradinajn për këtë gjë, është e njëjtë si me fajësu Papën e Romës pse s’po bëhet mysliman.

Zeka ka paraqitur edhe para deputetëve kontratën mes Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel Enka-s, duke thënë se është sekrete.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit të hetojë këtë çështje.

Sipas tij, faktet që ka paraqitë ish-ministri Zharku, duhet quar në bur Pal Lekajn, por edhe nga ato cfarë ka thënë kryeministri Haradinaj, sipas Zekës, Lutfi Zharku duhet të shkojë në burg.