Edhe 20 pjesëtarë serbë largohen nga FSK-ja

Aktuale July 05, 2018 - 11:41
Lexoni më shumë detaje

Edhe 20 serbë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar FSK-në, të enjten, përcjell “Zeri.info”.

“TV Most” ka mësuar se 20 serbët që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kërkuar t'u ndërpritet kontrata dhe menjëherë janë larguar.

Sipas këtij televizioni, para dy ditëve edhe 8 pjesëtarë të tjerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të nacionalitetit serb kanë kërkuar ndërprerjen e kontratave. /ZËRI/