Hyn në grevë administrata e gjykatave dhe prokurorive

Aktuale July 02, 2018 - 14:30
Kërkojnë rritjen e pagave prej 100 për qind

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me një vendim të tij ka rritur pagat për tërë qeveritarët, përfshirë edhe veten, raporton “Zeri.info”.

Me këtë vendim automatikisht hyjnë edhe punëtorët e sistemit të drejtësisë.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar të ligjshëm rritjen e pagave nga kryeministri nuk është në kundërshtim me ligjin, përveç qeveritarëve, të tjerët akoma nuk e kanë marrë rrogën me rritje prej 100 për qind, raporton “Zeri.info”.

Në lidhje me mosplotësimin e vendimit të kryeministrit Haradinaj, sindikata e punëtorëve të judriikaturës ka paralajmëruar se që nga dita e mërkurë, të gjithë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Kosovës do të hyjnë në grevë, raporton “Zeri.info”.

Ata kërkojnë rritjen e pagës prej 100 për qind për rreth 2 mijë punëtorë. /ZËRI/

Njoftimi i plotë:

 Sindikata e punëtorëve të juridikaturës, njofton opinionin publik që nga e mëkuara me 04.07.2018, të gjithë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Republikës së Kosovës, do të hynë në grevë të përgjithshme.

Kërkesat e grevisteve janë rritja e pagave për 100 % , për rreth 2 mijë punëtoret e administratës  dhe rregullimi i statusit të tyre.