Ambasadori amerikan: As Beogradi e as Prishtina s’do ta marrin atë që e dëshirojnë

Aktuale July 02, 2018 - 14:13
Mësoni më shumë shumë detaje

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të hyj në fazë intensive, me shpresë se kompromisi do të arrihet “me gjasë gjatë këtij viti”.

Scott ka deklaruar për televizionin serb (RTS) se është e qartë se as Beogradi e as Prishtina nuk do ta marrin atë që e dëshirojnë, por, siç ka thënë ai, është me rëndësi që palët të arrijnë deri te kompromisi, transmeton “Zeri.info”.

“Për këtë është shumë i rëndësishëm ky dialog që udhëhiqet nga BE-ja. Mendoj se duhet të hyj në fazë intensive, shpresoj se do të arrihet kompromisi, ka mundësi që edhe gjatë këtij viti”, ka thënë mes tjerash Scott, duke shtuar se kompromisi nuk duhet kuptuar si një “fjalë e keqe”, por kompromiset janë shtylla të politikës ndërkombëtare. /Zëri/