Jakup Krasniqi i përgjigjet Lladrovcit me poezi

Aktuale June 30, 2018 - 23:03
Lexo detajet!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka zgjedhur një poezi për t’iu përgjigjur komenteve të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit kundrejt tij.

Nëpërmjet disa vargjeve të publikuara në Facebook, Krasniqi e quan Lladrovcin ‘debill që deshi të bëhej mbret’ pasi kryetari i Drenasit tha se Krasniqi po tenton të duket si Adem Jashari, Hashim Thaçi apo Kadri Veseli.

LEXO EDHE: 'Ktheu te kosa e mos u korit' - Lladrovci reagon ndaj deklaratës së Jakup Krasniqit

Përplasjet e dyshes në rrjetet sociale nisën pas deklaratave të mëparshme të Krasniqit, i cili mendonte se një njeri që zgjidhet kryetar i komunës ai duhet t’i thërras të gjitha partitë politike në bashkëpunim.

Ai gjithashtu, kishte akuzuar Thaçin e Veselin për raportet me familjen Jashari.

Kjo kishte nxit reagimin e të parit të Drenasit, sipas të cilit, anëtari i Nismës duhet të lë politikën.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

EPITAF

U ngut një bandill

Në fakt qe një debill

Që deshi të bëhet mbret

S’diti tjetër pos të pëllet

Shkeli mbi çdo vlerë

Në dimër e në verë

Tek bëri karrierë thuaja

Stolisur me pupla të huaja

Lapidarin aq fort e desh

Por me injorancë u mvesh!

Sa keq për kombin kjo godet Medet!

Medet! Medet!