Hoxha tregon se kur do të publikohet rekomandimi për vizat

Aktuale June 28, 2018 - 11:24
Mësoni më shumë shumë detaje

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se rekomandimi i Komisionit Evropian, i cili do të tregojë se a është përmbushur apo jo kriteri i fundit për liberalizim, do të publikohet së shpejti, para pushimeve verore, raporton "Zeri.info".

“Rekomandimi pritet të dalë qoftë në ditët e fundit të qershorit apo edhe javën e parë të muajit korrik. Presim që rekomandimi të dalë pozitiv. Do të jetë çështje ditësh, para pushimeve të verës. Ky është vetëm hapi i parë i procesit të vendimmarrjes”, ka deklaruar ajo.

Me këtë rast, Hoxha ka thënë se para 11 korrikut pritet që ky rekomandim të miratohet edhe në komitetin LIBE, raporton "Zeri.info".

Ndërkohë, bëri të ditur se tek në shtator çështja e liberalizimit do të diskutohet në institucionet e tjera të BE-së, Parlament Evropian dhe Këshill të Ministrave.

Me këtë rast, e para e MIE-së u shpreh e vendosur se liberalizimi do të finalizohet përgjatë këtij viti.

“Ne jemi optimistë që të gjitha këto mund të ndodhin dhe është ende relae që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë brenda këtij viti”, ka theksuar ajo./Zeri