Lista Serbe i reagon Haradinajt

Aktuale June 27, 2018 - 21:28
Mësoni më shumë shumë detaje

Raporti i dorëzuar në qeveri nga Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe është larg çdo pritjeje të Qeverisë së Kosovës.

Ky raport, i dorëzuar vetëm në gjuhën serbe dhe në alfabetin cirilik, është kthyer mbrapsht nga Zyra e Kryeministrit.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka kritikuar qeverinë Haradinaj pse nuk e ka pranuar raportin për Asociacionin i shkruar në cirilicë.

“Ky është një tjetër fakt që tregon se marrëdhëniet me institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe serbëve nuk janë të mira. Në këtë rast është shkel gjuha serbe edhe pse është gjuhë zyrtare dhe absolutisht e barabartë me shqiptarët në Kosovë”, është shprehur Simiq, përcjell lajmi.net.

Siç vuri në dukje, ai është i shqetësuar pasi që shumë autorë të incidenteve të shumta që kanë ndodhur në dy muajt e mëparshëm ende nuk janë zbuluar.

Duke folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Simiq ka thënë se çdo marrëveshje do të thotë avancim i serbëve dhe qytetarëve tjerë në Kosovë si dhe vendos paqen e sigurinë.

Sipas tij, Statuti i Asociacionit të komunave serbe është në fazën e fundit dhe se afati që të dorëzohet në Bruksel është më 4 gusht.