Ky është nënkryetari i komunës së Prishtinës i emëruar nga Shpend Ahmeti

Aktuale June 23, 2018 - 17:53
Lexo detajet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka shpërfillur kërkesën e Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes për të marrë pozitën e Nënkryetarit të Prishtinës.

Kështu, Kryetari i PSD-së ka emëruar Muhedin Nushin për Nënkryetar të Prishtinës. Nushi, ishte bërë pjesë e udhëheqjes së Prishtinës, duke mos pasur asnjë pozitë partiake në partitë politike.

Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se qysh nga dita e djeshme Ligji për Prishtinën ka hyrë në fuqi.

Ahmeti, po ashtu, ka treguar se Muhedin Nushi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Dje ka hyrë në fuqi Ligji për Prishtinën. Pjesë të ndryshme do të zbatohen sipas planeve që do ti dakordojmë me ministrinë”, ka shkruar kryetari Ahmeti.

“Drejtori reformator i Administratës, Muhedin Nushi është emëruar nënkryetar i Komunës tonë. Suksese Muhdedin!”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se më 17 maj të këtij viti është miratuar Ligji për Prishtinën në Kuvendin e Kosovës me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim.