Fundjava me mot të ndryshueshëm në Kosovë

Aktuale June 22, 2018 - 18:14
Lexo detajet

Ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Siç parashikon Prishtina Weather, shtrëngata me shi dhe moti i ftohtë do na shoqërojnë këtë fundjavë

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të shtunën, e ditën e hënë edhe deri në 17C.

21.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.
22.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten shtrëngata me shi, e në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.
23.06-24.06 – Të shtunën herët në mëngjes, vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e në mbrëmje priten kthjellime, më ftohtë.

Të dielën mot pjesërisht i vranët.
25.06 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira. Nga pasditja mundësi për reshje lokale shiu.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres rreth vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

Image