Pacolli merr një letër nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo

Aktuale June 20, 2018 - 19:26
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pranuar një letër nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, transmeton “Zeri.info”.

Në këtë letër, Pompeo ka potencuar faktin se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me liderët kosovarë dhe të gjithë partnerët për një botë më të sigurt dhe më prosperuese.

Këtë e ka bërë të ditur vet Pacolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Letër nga Sekretari Pompeu,

Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Sekretari Pompeo duke transmetuar perkushtimin e palekundur për Kosoven si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojne të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.

Ndihëm i nderuar që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA.

Si ministër i jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të.