Përfundon takimi i partive, nuk ka konsensus për dialogun

Aktuale June 20, 2018 - 12:58

Para pak minutash ka përfunduar takimi i partive politike, i thirrur nga PSD, megjithatë nuk është arritur një konsensus i gjerë politik, raporton zeri.info. Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se PSD ka dalë me një propozim rreth dialogut se kush duhet ta udhëheqë atë dhe si duhet të vazhdojë ky proces.

“Ne kemi propozuar sot një deklaratë, një propozim, që të përafrohen disa qëndrime sa i përket procesit të dialogut. Gati gjithë diskutimi ka qenë se kush po e udhëheqë, a duhet Thaçi ta udhëheqë. Ne kemi propozuar që ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar ai. 

Ndërsa, ka thënë se edhe nëse mandatohet Thaçi për ta drejtuar dialogun, ai duhet te mandatohet nga kuvendi, ndonëse PSD sipas tij, nuk e mbështet atë për kryenegociator, shkruan "Zëri.Info".

 “Sot e kemi pasur edhe konferencën e presidentit që ai njofton se do të shkojë për bisedime, nuk e dimë se për çka do të diskutohet. Nuk ka dakordim te subjekteve politike në këtë propozim menjëherë”, shtuar ai. Më tej, ai ka thënë se në ditët në vijim PSD do të zhvillojë edhe takime bilaterale me subjektet politike rreth dialogut./Zëri