Kjo rrugë në Prishtinë do të bllokohet për dy ditë

Aktuale June 19, 2018 - 17:22
Lexo detajet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas intervenimeve të domosdoshme të bëra në rrugën “Fehmi Agani”, nga data 20 deri më 22 qershor kjo rrugë do të jetë tërësisht e bllokuar për automjete, ashtu që të përfundohet faza e fundit e punimeve, asfaltimi i rrugës, transmeton "Zëri.info". 

“Falënderojmë qytetarët dhe bizneset përreth për mirëkuptimin e treguar!”, thuhet në njoftim e Komunës së Prishtinës.