Aktuale

Enis Veliu: Ja pse është e tmerrshme me jetu në këtë shtet…

Enis Veliu: Ja pse është e tmerrshme me jetu në këtë shtet…
18 qershor 2018 • 20 : 04

FOTO

Zëvendëskryeredaktori i gazetës "Zëri" Enis Veliu në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar për problemet e shumta me të  cilat po përballen qytetarët e që sipas tij është bërë e vështirë për të jetuar në këtë shtet, shkruan “Zëri.info”.

– S’iu ka mbet asgjë tjetër, veç mi marrë bagerat e “Bechtel&Enka”, edhe me filluar edhe fizikisht me shkatërruar këtë shtet, në të gjitha format tjera i keni arritur qëllimet.

– Tashmë të gjitha partitë politike, ato që menaxhojnë me Institucionet Qendrore (PDK, LDK, AAK, NISMA), por edhe ato lokale (LVV,PSD), janë dëshmuar se janë të etura për para e pushtet, sa do që pushtetin e kanë marrë pikërisht duke premtuar luftimin e këtyre dukurive. Korrupsionin e Nepotizmin.

– Është e tmerrshme me jetuar në një shtet, ku qentë e policisë trajtohen me dinjtetshëm se qytetarët

– Buxheti ditor për një qenë është 20 fish më i lartë se sa ai që ndan shteti për raste sociale për një qytetarë të varfër !

– A ka ma tmerr me jetuar në një shtet, ku Qendra Emergjente ( fjala e fundit e mjekësisë kosovare) nuk ka fasha, ngjitës….asgjë nuk ka !

– Spitalet në QKUK, por edhe ato regjionale nuk kanë anestezion, madje edhe as për rastet urgjente !

– Klinika e Urologjisë në QKUK anulon operacionet në mungesë të barnave

– Të sëmurën nga kanceri nuk i kanë barnat për trajtimin e sëmundjeve të tyre (Barnat e tilla në barnatore private kushtojnë mijëra euro)

– Nuk mund të konsiderohet përveç se krim kur një aparature milionëshe në shëndetësinë publike nuk punon me vite të tëra

– Shkollat publike gjithnjë e me shumë po shkatërrohen nga keq menaxhimi i drejtoreve analfabeteve që shkollën e mesme e kanë përfunduar në moshën 55 vjeçare, e fakultetin pakë para pensionit

– A ka ma tmerr me jetuar në një shtet, ku kuadrot e zgjuara po nga ikin duke dhënë kontribut në shtete të ndryshme Evropiane, e Institucionet janë “zaptuar” nga militante politik

– Është shqetësuese me jetuar në një shtet ku Qeveria ia paguan një kompani private hiç më pakë se 53 milionë euro pa i dhënë llogari askujt.

– Është e pa shpjegueshme dhe e pa kuptueshme për qytetare të shteteve Evropiane kur te na shohin se i akuzuari me 11 pika të aktakuzës në fund të procesit gjyqësor shpallet i pa fajshëm

– Është rriskë me jetua në këtë shtet ku ushqimi i kafshëve iu serohet qytetareve

– Është e tmerrshme kur dëgjon se përmbarues të papërgjegjshëm po ua ndalin asistencën sociale edhe familjeve shumë të varfra, pasi që këta nuk kanë paguar energjinë kompanisë turke.

– A ka ma tmerr me jetuar në një shtet ku Qeveria nuk ka para trajtim të sëmurëve jashtë shtetit, e në anën tjetër ndan 300 mijë euro për t’i qu n’deti mbi 3500 veteranët të luftës

Shteti është kapur nga një grusht politikanësh që po abuzojnë me çfarë po munden. Këta bëjë jetë Evropiane, në një shtet ku qytetaret jetojnë me standarde Afrikane. /ZERI

© zëri.info