Nesër fillon puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së, në fshatin Polac

Aktuale June 18, 2018 - 16:17
Detajet

Nesër nga ora 10:00 e mëngjesit do të fillojë procesi i zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së , të Zonës Operative të Drenica në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt dhe se të njëjtin do të rivarrosen në Kompleksin Memorial në Marinë, transmeton “Zëri.info”.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për media dërguar nga Këshilli Organizativ i kësaj ngjarje. në këtë ngjarje pritet që të bëhet rivarrimi i gjithsej 122 dëshmorëve të UÇK-së dhe aksioni do të vazhdojë për disa ditë.

Ja njoftimi i plotë:

Me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës zotit Ramush Haradinaj, të datës 08.05.2018, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të  Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës zoti Rrustem Berisha.

Me 19 qershor 2018, nesër në ora 10:00 fillon puna e zhvarrimit  të  dëshmorëve të UÇK-së të  Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.

Ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së. /ZËRI