Limaj i shkon për ngushëllime në shtëpi Haradinajt

Aktuale June 17, 2018 - 15:15
Detajet

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, përmes disa fotografive të postuara në “Facebook”, ka bërë të ditur se ai ka shkuar në Gllogjan për të i shprehur ngushëllime familjes Haradinaj, shkruan “Zëri.info”.

 “Në familjen e kryeministrit Haradinaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi. Ramushit, Dautit dhe gjithë familjes Haradinaj u shprehëm ngushëllime për vdekjen e Bacës Hilmi. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Hilmi! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuoi e dha gjithçka Lavdi”, ka përfunduar ai.

LEXO EDHE: Krerët e shtetit ngushëllojnë familjen Haradinaj

Kujtojmë se babai i kryeministrit ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë teksa varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:00. /ZËRI

 

Image

Image