MASHT përmison gabimin ‘trashanik’

Aktuale June 14, 2018 - 15:16
Detajet

Pas raportimit të “Zëri.info”, se në komunikatën lëshuar nga Ministria e Arsmimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka pasur gabim ‘trashanik’, ky njoftim është korrigjuar, shkruan “Zëri.info”.

Zyrtarë nga kjo ministri e kanë ri-dërguar njoftimin të përmisuar ku më nuk qëndron festa e Kurban Bajramit, por festa e “Fitër Bajramit”.

Ja njoftimi i plotë i MASHT-it:

Rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018 do të shpallen me 21 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2018. /ZERI