Haradinaj: Komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë me komunitetet tjera

Aktuale June 14, 2018 - 10:37

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësues të komunitetit malazez, për të cilët tha se do të kenë trajtim të barabartë me komunitetet tjera.

Ai falënderoi këtë komunitet për pjesëmarrje aktive në jetën publike, kulturore e politike.

“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë me komunitetet tjera. Në emër të Qeverisë i falënderova përfaqësuesit e malazezëve në vendin tonë, për pjesëmarrje aktive në jetën publike, kulturore e politike, duke u zotuar se do të jemi pranë tyre edhe në të ardhmen”, shkruan Haradinaj në Facebook.