Haxhiu: Vendimi për rritje të pagave është vepër penale

Aktuale June 13, 2018 - 23:31
Lexoni më shumë detaje

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se drejtuesit e Qeverisë së Kosovës janë të pamoralshëm dhe sipas saj vendimi për rritje të pagës është vepër penale.

Haxhiu në RTV Dukagjini ka thënë se rritja e pagave do t’i kushtojë buxhetit të shteti mbi 7 milionë euro.

“ Këto pare nuk kanë ku ti marrin. Ato nuk janë të parapara as në buxhet. Këto do të merren nga ndonjë investim i paraparë, nga ndonjë shkollë, çerdhe apo dikund tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka pagën më të madhe ne rajon, dhe sipas saj, kjo tregon se pushtetarët e Kosovës mendojnë vetëm për vete.

“ Çdo qeveri e rajonit e ka te rregulluar çështjen e pagave me ligj. Tek ne kjo nuk po ndodh, dhe pagat po rriten me vendime te qeverisë”.