Aktuale

Reshitaj merr pjesë në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Suharekës

Reshitaj merr pjesë në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Suharekës
13 qershor 2018 • 19 : 12

Lexoni më shumë detaje

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e kremtimit të Ditës së Çlirimit të Suharekës dhe Ditës së Dëshmorëve 13 qershorit, nën patronatin e kryetarit të Suharekës Bali Muharremaj.

Në fjalën e saj para shumë të pranishmeve Reshitaj pasi uroi të gjithë qytetarët për ditën e Çlirimit dhe atë të Dëshmorëve u shpreh e nderuar që sot në 19-vjetorin e çlirimit të Komunës së Suharekës, siç tha ajo, për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që punuan e sakrifikuan përgjatë rrugës  sonë të gjatë e me shumë sfida, për liri e pavarësi.

“Dita e Çlirimit është rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave që kontribuuan dhe  vunë themelet e shtetit tonë të ri veprat e të cilëve nuk do të harrohen kurrë. E kemi detyrë dhe obligim ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë, ngritjen e standardit  jetësor, mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë. Kjo është mënyra më e mirë për të vlerësuar dhe për të përmbushur misionin e atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën” deklaroi ministrja Reshitaj.

Ministrja Reshitaj u tha të pranishmëve se është duke  u angazhuar për një zhvillim te qëndrueshëm dhe krijimin e një mjedisit të pastër për të gjithë  ne dhe brezat që vijnë.

Në kuadër të kësaj ceremonie u ndanë mirënjohje për familjet e dëshmorëve, si dhe u nderua me medaljen Skënderbeu familja e atdhetarit Ramë Bllaca, stërgjyshit të ministres Reshitaj.

Image
Image

© zëri.info