489 shkolla në Kosovë kanë qasje në internet ndërsa janë gjithsej 9543 kompjuterë

Aktuale June 07, 2018 - 11:04
Lexoni më shumë detaje

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) është duke u zhvilluar konferenca me temën "parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në rrjetet sociale në Ballkanin Perëndimorë".

Mimoza Hasani-Pllana eksperte dhe përfaqësuese nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka thënë se institucionet duhet të mobilizohen për të i mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e ndryshme në internet, raporton "Zëri.info".

"Përdorimi i internetit në prezantimin tim fokusohet në atë se sa fëmijët e përdorin internetit. Po ashtu edhe për mbrojtjen e fëmijëve në internet në nivel institucional. Fëmijët duhet te edukohen për këtë dhe kjo duhet të behet në shkolla dhe institucione tjera", ka thënë ajo.

Tutje ajo ka deklaruar se MASHT ka ndërmarrë disa hapa për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe se tanimë kjo ministri është pjesë e disa organizatave.

"Duhet te mobilizohet familja, shoqëria dhe gjitha institucionet. MASHT ka ndërmarr disa hapa për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Ajo është pjesë e disa organizatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve.", ka thënë tutje ajo.

Hasni-Pllana ka bërë të ditur se me bashkëpunimin e MASHT dhe OSBE-së tanimë ka përfunduar trajnimi i profesorëve dhe se pritet që kjo çështje të futet si lëndë e veçantë në shkolla, raporton tutje "Zëri.info".

"Sapo ka përfunduar trajnimi i profesorëve në shkolla në bashkëpunim me MASHT dhe OSBE. Është vendosur që kjo së shpejti te futet edhe si lëndë e veçantë. 489 shkolla në Kosovë kanë qasje në internet numri i kompjuterëve 9543 ", ka thënë ajo. /Zeri