‘Shpend kur mundem me marrë veturën e Komunës me krye punë n’qytet si Dardani’

Aktuale May 31, 2018 - 12:40
Vazhdojnë tensionet e thumbimet mes PSD-së e VV-së

Gjate mbledhjes së Kuvendit Komunal të Prishtinës, raportet e tensionuar mes VV-së dhe PSD-së, ishin më se evidente, raporton "Zeri.info".

Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi edhe pse pa praninë e kryetarit Shpend Ahmeti, ai pati një pyetje interesantë për të.

"Kryetar kur mundem unë me marrë një ditë veturën e Komunës dhe të dal të kryej punë në qytet, sikurse Dardan Sejdiu", ka thënë Azemi.

Kujtojmë se ditë më parë asamblistë nga VV-ja kanë pohuar publikisht se e kanë parë në rrugët e kryeqytetit, Dardan Sejdiu  me veturë zyrtare të Komunës.

Kjo gjë është mohuar nga Sejdiu ndërsa kujtojmë se ai nuk ka asnjë kompetencë me në Komunë. /ZËRI