Haradinaj: Serbia fiton 30 milionë euro nga Kosova

Aktuale May 31, 2018 - 11:55
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri Ramush Haradinaj, në interpelancën e tij për vendimin e Qeverisë që ai udhëheq, për ndarje të 1 milion euro për KOSSTT-in, për mbulim të faturave me energji për veriun e Kosovës, tha se ky vendim nuk është më i miri por është marrë që të fitohet kohë, deri kur të i bëhet një zgjidhje kësaj çështjeje raporton “Zeri.info”.

“Të gjitha konstatimet për gjendjen në energji janë të sakta, nuk janë të 8 muajve të fundit por të 18 viteve të fundit. Për fat kjo temë kjo temë ka mbetur e anashkaluar, problemi është shfaq për faktin që KOSSTT-i ynë ka tërheq rrymë në procedura jo aq të duhura”, tha Haradinaj.

Sipas tij pala serbe nuk ka implementuar marrëveshjen e arritur me Kosovën për energji pasi që sipas tij ata përfitojnë 30 milion euro të pastra nga Kosova.

“Jemi tani në momentin më final, me diçka që jemi mburr që kemi arritur diçka në dialog,  marrëveshja për energji nga pala serbe nuk është implementuar, përkundër kësaj ajo është bojkotuar. Motivi është shumë i thjesht dhe i qartë ata fitojnë 30 milionë të pastra nga ne brenda viti. Kosova tani nuk ka kthim mbrapa në këtë proces, pos me gjet një dalje nga kjo gjendje. Por kjo mund të marrë një muaj, dy apo tre”, theksoi Haradinaj, raporton "Zeri.info".

Duke e pranuar që zgjidhja për ndarjen e 1 milion eurove për KOSSTT-in nuk është më e mira, ai theksoi që kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe si e tillë nuk mund të vazhdoj për shumë gjatë.

“Kemi bërë një zgjidhje të përkohshme duke ndarë 1 milion euro nga taksat e qytetarëve, për me mbërri deri te koha kur zgjidhet kjo çështje, Shumë veprime që i kemi marrë në këtë drejtim ende nuk janë paraqitur para jush”, tha Haradinaj.

Interpelanca e kryeministrit Haradinaj për këtë çështje është thirrur nga Grupi parlamentar i LDK-së, nga deputetja Mimoza Kursari Lila./ZERI

Image