Veseli i bindur: Liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë

Aktuale May 31, 2018 - 10:35
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në fund të këtij viti.

Kjo ngase sipas tij, qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

“Ne duam të lëvizim lirshëm. Jemi pjesë e këtij kontinenti dhe do të respektojmë kornizën legale të Bashkimit Evropian”.

“Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, por dëshirojmë të lëvizim lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvojat, mallrat me vendet e BE-së”.

Veseli sqaroi se tashmë kanë në agjendë vizata në disa vendet që kanë peshë vendimmarrëse për liberalizimin e vizave.

Ai bëri të ditur se me 7 qershor do të jenë për vizitë në Austri, po ashtu do të jenë në Francë, ndërsa janë duke punuar edhe për vizitën në Berlin.